Gjykata e Tiranës dënoi sot me 1 vit burg inspektorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Fatmir Metaj.
Gjithashtu Fatmir Metaj është dënuar me 3 vite pezullim detyre pasi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.
Sipas Prokurorisë Tiranës, Metaj u mor i pandehur për prishjen e katër objekteve, një prej tyre me leje ndërtimi dhe tre objekte në proces legalizimi në Tiranë dhe Vaqarr.
Sipas Prokurorisë, objektet e prishura në kundërshtim me ligjin janë realizuar përgjatë viteve 2013-2014 dhe kanë qenë të ndërtuara në rrugën ‘Mihal Grameno’, përgjatë rrugës së Vaqarrit.
Metaj ka qenë më herët oficer i lartë i policisë. Ai drejtoi komisariatin e Tropojës në kohën kur qyteti zaptohej nga bandat e përfshira në polici që ekzekutuan edhe deputetin Azem Hajdari.












