54 studentë të Arkitekturës kanë shkruar një letër për Ambasadën Amerike, teksa i kërkojnë mbështetje për kauzën e tyre.
Në letrën e tyre, ata i kërkojnë Ambasadës ti ndihmojë të realizojnë sa më shpejt përmbushjen e kërkesave të tyre.

Studentët janë duke protestuar para Kryeministrisë, teksa kërkojnë vetëm plotësimin e 8 kushtve të tyre. Ata nuk kanë pranuar dhe sot dialog me kryeministrin Edi Rama dhe pse ai këmbënguli disa herë për këtë gjë.
Në Parlament, opozita u kthye vetëm për studentët, por me tu rrëzuar kërkesa për shikimin e amandimeve të LSI për arsimin, deputetët janë larguar.
Ndërkohë, Presidenti Meta ka kthyer ligjin për buxhetin e vitit 2019 për tu rishqyrtuar në Parlament, gjë e cila lejon Kryeministrin të bëjë ndryshimet.











