Banorët e Shkodrës, Lezhës dhe Kavajës janë ngritur këtë pasdite në protestë kundër çmimit të lartë të naftës, çmimet e ushqimeve, si dhe në mëbshtetje të protestave në Tirannë nga studentët.
Protestuesit e Shkodrës kanë bllokuar rrugën hyrëse për në qytet, ndërsa dëgjohen thirrje si “Poshtë Edi Rama”, “Poshtë komunistat”, “Qeveri e hajnave”.

Banorët e Lezhës po ashtu janë ngritur në protestë.
Ndërkohë edhe në Kavajë protestuesit kanë bllokuar autostradën Durrës-Rrogozhinë. Protestuesit me automjetet e tyre kanë ndaluar në autostradë duke bllokuar rrugën, ndërsa shprehen se janë në mbështetje të studenteve dhe po ashtu protestojnë për çmimin e naftës.












