Eni Çobani prej 20 vitesh shfaqet rregullish në ekranin shqiptar, mes punës impenjative dhe suksesit të emisioneve politike.
Gazetarja dhe moderatorja e ka mbajjtur larg vemendjes së mediave, jetën e saj private dhe nuk pranon të tregojë as nëse është në lidhje dashurie dhe për raportet e saj në këtë aspekt.
Por në disa foto të Panorama Plus, moderatores i është zbuluar mashkulli misterioz, i cili është i dashuruar pas saj.
Në eventin e Lorik Canës, për promovimin e dokumentarit të tij, e ftuar ka qënë dhe gazetarja e cila ishe në shoqërinë e një burri me syze.
Sipas Panoramës, ai quhet Armand. Armandi është një inxhinier informatike shumë i talentuar, i cili jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër dhe ndiehej shumë mirë atje. Por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.
Armandi ka vendosur të kthehet në Tiranë, për të jetuar afër Enit.













