Këto janë pamjet më të fundit nga protesta të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale.
Studentët i kanë mbështetur dhe qytetarë të thjeshtë të cilët kanë suprizuar dhe me gjestet e tyre.
I tillë është rasti i një zonje e cila ka shpërndarë disa ushqime të përgatitura vetë për studentët të cilët ndodheshin për më shumë se 6 orë para Ministrisë së Arsimit.
Studentët kanë brohoritur dhe kanë përshëndetur gjestin human të zonjës duke lëshuar thirrjet: Bravo, bravo!
” Jam nënë, jam gjyshe, jamë bashkë me to, i ndjek.E ndjeva dhe erdha, të vazhdojnë se kanë të drejtën e vetë. Atë që se bëmë ne ta bëjnë këta. Vazhdoni, bravo”,ka thënë ajo.











