• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Popullsia 2.8 milionë banorë, Ministria e Brendshme nxjerr 3.5 milionë votues

droni by droni
5 December, 2018
in Kronika
0
PS, më shumë deputetë me më pak vota
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Brendshme ka njoftuar se për zgjedhjet vendore, 30.06.2019 rezulton se të drejtën e votës e kanë 3.549.909 shtetas. Ndër ta, 50.5 % e zgjedhësve janë djem dhe burra dhe 49.4 % gra dhe vajza.

Nga lista janë hequr 1264 persona që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të “dekriminalizimit”, si dhe 1.309 emra të shtetasve mbi 100 vjeç. Ministria publikon të dhëna të tilla në prag të çdo procesi zgjedhor, dhe si përherë, njoftimi i numrit të përgjithshëm të shtetasve me të drejtë vote shkakton habi dhe debate. Kjo për arsye sepse INSTAT kishte njoftuar në fillim të këtij viti se numri i popullsisë është 2.870.324  banorë.

Pyetja që komentohet gjerësisht është: nëse popullsia është 2.8 milionë banorë, atëherë si mund të kemi 3.5 milion zgjedhës? ISP është kontaktuar këto ditë edhe nga burime të ndryshme ndërkombëtare për të kuptuar më mirë mekanizmin sesi shteti shqiptar i llogarit shtetasit e vet, dhe brenda tyre, numrin e zgjedhësve potencialë dhe atyre realë.

Në komunikim zyrtar, përgjigjia nga MPB dhe KQZ është e njëjtë: në listën e zgjedhësve përfshihen të gjithë shtetasit shqiptar në moshën mbi 18 vjeç, të cilët sipas Kushtetutës së RSH kanë të drejtën e zgjedhjes. Të tillë janë shtetasit që jetojnë brenda territorit të RSH (2.8 milionë) dhe ata që jetojnë përkohësisht ose për një periudhë më të gjatë kohë në vendet e tjera. Legjislacioni shqiptar nuk ka detyrime specifike ndaj shtetasve lidhur me të drejtën e votës, si p.sh, detyrimi për përditësimin e adresarit personal e familjar, detyrimi për të dëshmuar ekzistencën përmes një kontakti brenda ose jashtë vendit apo detyrimi për të dëshmuar qenien taksapagues. Kategoria e vetme e përjashtuar me ligj (dekriminalizimi) është ajo e të dënuarve për një sërë veprash penale, një vendim që gjithsesi krijon diskutim nëse kemi të bëjmë me standard cilësor demokracia apo diskriminim të të drejtave kushtetuese.

Në funksion të informimit publik Instituti i Studimeve Politike (www.isp.com.al) ka formuluar tabelën me të dhënat mbi proceset periodike kryesore zgjedhore nga 1987 (zgjedhjet e fundit të sistemit njëpartiak) dhe deri më 2017 (zgjedhjet e fundit politike në Shqipëri). Sic rezulton edhe nga tabela, midis viteve 1987-1997 ka pasur shifra të përafërta të numrit të zgjedhësve dhe numrit të votuesve dhe se pas vitit 2001 ka nisur të krijohet një hendek gjithnjë e më i madh midis shtetasve në listë dhe shtetasve që realisht votojnë. Nëse zgjedhjet 1987 janë fiktive dhe detyrim politik e ligjor, zgjedhjet 1991 dhe 1992 janë produkt i lëvizjeve të mëdha shoqërore e politike, kurse zgjedhjet e vitit 1996 dhe 1997 janë produkte të deformimit të rezultateve zgjedhore, përfshirë pjesëmarrjes në zgjedhje. Midis 1997 dhe 2017 numri i zgjedhësve realë pjesëmarrës në proceset zgjedhore është thuajse me trend normal, – midis 1.3 dhe 1.7 milionë zgjedhës, ndërkohë që numri i shtetasve me të drejtë vote është rritur nga 1.9 milionë në 3.4 milionë. Rritja duket problematike nëse krahasohet me të dhënat e INSTAT, sipas të cilit në dekadën e fundit ka rënie të ndjeshme të lindshmërisë dhe për pasojë, edhe të kurbës së rritjes së popullsisë në Shqipëri.

Në raste të tilla shteti ka përgjegjësinë të ndërmarrë reformën fillestare në funksionet e tij, – të bëjë regjistrimin real të popullsisë dhe të unifikojë të dhënat për numrin real të shtetasve shqiptarë kudo ata ndodhen. Vetëm pasi kjo të ndodhë, mund të ketë të dhëna të besueshme mbi numrin e zgjedhësve, numrin e banorëve, numrin e votuesve dhe referuar debatit për votimin edhe të emigrantëve, – edhe numrin real të shqiptarëve me potencial votimi që jeton aktualisht në vende të ndryshme të botës. Valët e emigrimit ilegal dhe legal, pamundësia e shtetit për të ushtruar funksionet e tij thelbësore, tranzicioni me problematika të shumëfishta ekonomike e sociale, fatet personale dhe shpesh edhe të panjohura të emigrantëve, martesat me shtetas të vendeve të tjera, ndryshimi i shtetësisë (lënia e shtetësisë shqiptare apo përfitimi i më shumë se një shtetësie njëherësh), etj, kanë krijuar një labirinth të komplikuar. Me mungesën e këtyre të dhënave thelbësore për funksionin e një shteti serioz, pasojat shfaqen edhe në kalkulimet e sistemit të pensioneve, të shërbimeve publike, të arsimimit, të sigurimeve, etj.

Kompleksiteti i kësaj problematike dhe paradoksi në leximin e tij shprehet qartësisht edhe në debatin aktual midis numrit real të zgjedhësve, numrit të popullsisë sipas INSTAT dhe numrit të shtetasve me të drejtë vote publikuar nga MPB. Instituti i Studimeve Politike gjen rastin të kujtojë se pikërisht këtu, në detyra të tilla kaq elementare për një shtet, siç është numërimi dhe regjistrimi real i banorëve dhe shtetasve të tij, do të duhet të kishte vëmendje maksimale nga vendimmarrësit, strategji efektive dhe zgjidhje sa më të shpejtë, të besueshme e të qëndrueshme.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

Tags: mbreagimivotues
Previous Post

FOTO/Protesta e studentëve, Tabaku: Eshtë e ligjshme, ja arsyet

Next Post

Vijon protesta tek Unazë e Re, Basha: “Revolta qytetare po vlon kudo në kryeqytet”

droni

droni

Next Post
Vijon protesta tek Unazë e Re, Basha: “Revolta qytetare po vlon kudo në kryeqytet”

Vijon protesta tek Unazë e Re, Basha: "Revolta qytetare po vlon kudo në kryeqytet"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.