Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cerrik, në vendin e quajtur “Ura e Zezë”.
Mësohet se një person është aksidentuar nga një kamion dhe si pasojë ka marrë dëmtime serioze.
I aksidentuari i ka ndërprerë rrugën kamionit dhe është përplasur mbi asfalt. BW shkruan se personi i aksidentuar ka qenë me kufje në vesh dhe nuk ka dëgjuar paralajmërimin e rrezikut me bori të drejtuesit të kamionit.
30 vjeçari i aksidentuar është transportuar për në spitalin e Elbasanit.












