Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Fredi Alizotin, i dyshuar si personi që aktroi zërin e Agron Xhafajt në audiopergjimin e Babales.
Kolegji penal la te pandryshuar edhe masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi.
Ndersa Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si Babalja, aktualisht në statusin e azilkërkuesit në Kosove, nuk e ka ankimuar masën “arrest në burg” dhënë në mungese për të.
Prokuroria ka nisur hetimet që nga momenti i publikimit të audio-përgjimit nga Partia Demokratike ku pretendohet se Albert Veliu fliste me vëllain e Ministrit të Brendshëm për të trafikuar drogë.
Disa javë më parë, deputeti demokrat Ervin Salianji nxorri dhe një video-përgjim në të cilën Fredi Alizoti tregonte se për të dhënë dëshminë e tij në Prokurori ishte sjellë në Tiranë nga Drejtori i Policisë së Shtetit.











