Një aksident i rëndë i mori jetën një cift të moshuarish. Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Vloçisht pasditen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Një makinë përplasi burrë dhe grua të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, por nuk arritën të mbijetojnë.
Policia njofton se është arrestuar shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin, Sotir Nikolla, 63 vjeç, banues në Elbasan.
Njoftimi i policisë:
“Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S.Sh, 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij shtetasen V.Sh, 60 vjeçe, banues në fshatin Voskop, kalimtarë në rrugë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.











