Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat, fill pas miratimit të buxhetit të vitit 2019.
Kreu i PD, nga selia blu u shpreh se ky është buxheti më skandaloz i të gjithë viteve. Buxheti shkon për të pasuruar oligarkët.
Sipas tij, ai nuk ka sjellë asnjë rritje ekonomike, duke përmendur shifra.
Dështimi për Bashën qëndron tek falimentimi për biznesin e vogël. Basha thotë se ka borxh të fshehur.
“U janë errur sytë për para, për të vjedhur, Edi Ramës i janë veshur sytë.Kanë falimentuar mesatarisht rreth 40 biznese në ditë“” thotë Basha, teksa prezanton zgjidhjen që ofron PD.
Basha thotë se alternativa ëqë PD ofron janë cmimet konkurruese, anulimi i koncesioneve dhe taksa e sheshtë.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/399509173921014/?jazoest=265100119699585101451031101078610567457271547879705510181115681217410911575508595677078102976811499101575665586510012167865710198836810967112507711567122981188551100721131027610010111967113577684498280511227076781117581












