Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Takimi po zhvillohet në ambientet e selisë blu ndërkohë nga ana tjetër në Kuvend po diskutohet projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Kryemadhi ka qenë e shoqëruar me Kreun e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe se takimi në selinë blu ka zgjatur vetëm pak minuta.
Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se në takim janë diskutuar çështjet e fundit politike në vend.
Në fokus të diskutimeve të tyre ishin dhe protestat e qytetarëve në Tiranë për Unazën e Re.
Githashtu, është folur dhe për strategjinë e opozitës në mbështetje të tyre.
Gjithashtu besohet se diskutohet edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku opozita pritet që të dalë me kandidatë të përbashkët.











