Këto janë pamjet e fundit në një prej rrugëve kryesore në kryeqytet.
Janë vendosur disa parrulla kundër Erion Veliaj nga persona që ende nuk dihen kush janë.
Në foto, duket fytyra e kryebashkiakut të Tiranës me mbishkrimin ‘Mjaft’ dhe disa fjalë fyese që ai ka përdorur ndaj protestuesve të ‘Unazës së Re’ dhe qytetarëve të tjerë, si: Shpellar, dështak, vandal, nazist dhe sharlatan.
Fotot që ngjajnë si parulla janë ngjitur nëpër shtyllat e ndricimit të rrugës apo në koshat e plehrave.Kujtojmë se Veliaj është kritikuar dhe nuk është pëlqyer për mënyrën si është sjellë me banorët e Astirit,të cilët tashmë prej një muajsh dalin në rrugë në mbrojtje të pronave dhe të banesave të tyre.












