Ish presidenti amerikan Xhorxh HW Bush ka ndërruar jetë moshën 94 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij George W Bush.
George Bush vdiq të premten në mbrëmje.
Ai shërbeu si presidenti i 41-të amerikan midis viteve 1989 dhe 1993, në kohët nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe luftës së parë në Irak kundër Saddam Hussein.
Shëndeti i Bushit ishte përkeqësuar në vitet e fundit, por ai ende arriti të bënte paraqitje publike.
Në prill, ai u shtrua në spital me një infeksion gjaku. Presidenti Bush vdiq shtatë muaj pas gruas së tij, Barbara.












