Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kushtuar disa fjalë ish-presidentit George H.W. Bush, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se ndarja nga jeta e ish-presidentit, është një lajm i hidhur. Basha rikujton faktin se ish-presidenti, ka dhënë mbështetjen për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë.
Postimi i plotë
“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e ish Presidentit të SHBA George HW Bush. Shqiptarët do ti jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë. Mendimet e lutjet e mija janë me familjen Bush dhe popullin amerikan. U prehtë në paqe!”













