Një shpërthim ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Fushë-Krujë.Referuar policisë, shpërthimi ka ndodhur brenda në një lokal.
Po të njëjtat burime, thonë se lënda plasëse ishte vendosur në pronën e Ibrahim Lamit. Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Ndonëse ka kaluar disa orë nga shpërthimi, ende nuk ka asnjë të dhënë rreth autorëve të kësaj ngjarje.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Më datë 29.11.2018, në Fushë-Krujë, në lokalin bar kafe, në pronësi të shtetasit I.L. 58 vjeç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, e cila ka shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











