Policia italiane ka arritur të shkatërrojë mëngjesin e sotëm një grup kriminal me aktivitet në trafikun e drogës.
Trafik të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar janë këto akuzat që rëndojnë mbi 20 persona të arrestuar, shumica e të cilëve janë shqiptarë.
Operacioni i koduar “Evelin” ka vënë hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë, ndaj të cilëve është ushtruar kontroll në banesa.
Operacioni i përbashkët i antidrogës italiane e të policisë financiare u krye në 4 rajone, në provincën e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.
Droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia.
Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës.












