Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ndodhen në Korçë në kuadër të takimeve me drejtuesit e Policisë.
Pas takimeve në qarqet më problematike, dhe në qarkun e Korçës, fokusi i këtij takimi është lufta ndaj kriminalitetit. Mësohet se Lleshaj do të japë porositë për krerët e policisë.
Korça nuk përfshihet në vendet e rrezikshme me nivel të lartë të kriminalitetit, siç paraqiten Shkodra, Elbasani, Durrësi dhe Vlora.
Ministri Lleshaj ka kërkuar angazhim maksimal për parandalimin e çdo akti që cenon rendin dhe sigurinë publike.
Gjithashtu, fokusi është vënë edhe te goditja narkotikës.











