Një makinë është gjetur e djegur në qytetin e Shkodrës.
Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 4:15 të mëngjesit.
Mësohet se makina ka qënë e parkuar në rrugën ‘Vajguri’.Sipas BW, makina ishte në pronësi të Arta Bekteshit.
Nga të dhënat e para dyshohet është zjarr i qëllimshëm, ndërkohë që bashkë me të demtuara janë edhe dy mjete të tjera.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia po heton rreth shkaqeve.













