Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat.
Një cift të moshuarish u hodh nga kati i gjashtë i një pallati. Fatkeqësisht të dy kanë humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.
Sipas policisë, çifti, identiteti i të cilit nuk dihet, dyshohet se kanë ndërmarrë vetë këtë akt ekstrem. Ende nuk dihen motivet e këtij akti.
Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë parë dy trupa të pajetë përtokë, ndërsa të alarmuar kanë sinjalizuar policinë.











