Greqia është kthyer në një vatër kaosi nëpër stadiume. Rasti më i fundit u shënua në takimin e Ligës së Kampionëve mes AEK Athinë dhe Ajax. Në prag të nisjes së duelit të Grupit E një bombë me benzinë shpërtheu brenda stadiumit.
Objekt i sulmit ishin tifozët holandez, të cilët pësuan lëndime të rënda. Pas këtij episodi të frikshëm, policia shpërndau tifozët e vendas, të cilët hodhën shishe plastike dhe objekte të tjera drejt tifozëve të Ajax. Sipas mediave greke, asnjë protagonist nuk përfundoi në prangat e policisë.












