Portieri i Partizanit ndodhet në burg, për shkak se u kap i dehur në drejtimin e makinës.
Alban Hoxha u arrestua të dielën, në orët e para të mëngjesit në afërsi të Parlamentit.
Ditën e djeshme do të dilte gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, por seanca gjyqësore është shtyrë për sot, kështu që i është dashur që të qëndrojë edhe 24 orë në paraburgim.
Në ambientet e gjykatës dje është fotografuar edhe Çiljeta e cila ka shkuar t’i qëndrojë pranë Albanit. “Panoramasport” ka siguruar këtë foto të Çiljetës në ambientet e Gjykatës së Tiranës.
Deri më tani ne dinim që ata i kishin dhënë fund lidhjes, por kjo foto e dëshmon që Çiljeta nuk e ka braktisur.











