Këngëtarja Elvana Gjata vazhdon ende të mos japë shenja dhe ende të mos deklarojë asgjë lidhur me ngjarjen e 4 tetorit.
Ajo është prej disa javësh në kërkim nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj lidhur me përplasjen mes dy grupeve rivale në Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, ndërsa si autor kryesor dyshohet truproja i këngëtares dhe njëherësh i afërm i saj, Merviol Bilo.
Teksa ditën e djeshme, u vetëdorëzua një person i përfshirë në këtë ngjarje, i cili ishe shpallur në kërkim, Elvana ndërkohë bën një veprim që nuk pritej.
Ditën e djeshme, këngëtarja u vu sërish në qendër të shtypit rozë, teksa kishte vendosur të ndiqte deputetin e Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, ndaj të cilit janë ngritur një sër akuzash për probleme me ligjin. (kliko për më shumë informacione).
Kujtojmë se pas ngjarjes këngëtarja bllokoi opsionin e komenteve në Instagram, po kjo duket se nuk ka mjaftuar për të qëndruar e qetë.













