Finalja e Kupës Libertadore, River Plate-Boca Juniors nuk do të luhet ditën e sotme. Vendimi është marrë nga vetë presidenti i Conmebol, Alejandro Dominguez që pohoi se kishte marrë nga drejtuesit e Boca një shkresë ku thuhej se ndeshja të pezullohej.
“Kushtet e barazisë mes të dy skuadrave nuk mund të garantoheshin. Për të mirën e futbollit ne do t’i ftojmë dy klubet në Asuncion për të gjetur një datë të re.” -tha Dominguez.
Mediat argjentinase raportojnë se finalja e ditë e Kupës Libertadore mund të riprogramohet për të shtunën e 8 dhjetorit.












