Banorët e Astirit ndodhen para Krimeve të Rënda, aty ku sot jepen vendimet për familjarët e tyre të arrestuar nga protesta e së enjtjes para Parlamentit.
Sot ata do të njihen me masën e sigurisë, ndërsa dje Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’ për 6 nga 10 të arrestuarve, Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj , Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci si dhe për Shpati Bilbilajn.
Në mbështjetje të tyre janë dhe deputetët e opozitës të cilët janë në këto momente të pranishëm në ambjentet e Gjykatës.
Banorët bëjnë thirrje para gjykatës të lirohen të arrestuarit.Nga përplasja e dhunshme mbetën të plagosur 13 efektivë policie, mes tyre edhe Ina Nuka.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/362240457679331/?notif_id=1543139624490593¬if_t=live_video












