Në seancën e sotme gjyqësore, mes banorëve të arrestuar, ishte dhe babi i një 7-vjeçari, i cili u arrestua të enjten së bashku me gruan e tij pas protestës para Parlamentit.
Gruaja u lirua disa orë më pas, ndërsa Lulëzim Tozhani doli ditën e sotme para trupës gjykuese.
Ai dha dëshminë e tij, teksa i kërkonte Prokurorisë dhe gjyqtarëve ta lironin për hir të fëmijës të tyre.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilie ka komentuar dëshminë e Lulëzim Tozhanin para trupës gjykuese duke shkruar se mallkimi i Vilsonit , i cili mbeti vetëm atë ditë, nuk do t’i ndahet gjithë jetën qeveritarëve.
“Mallkimi i 7 vjecarit s’do t’ju ndahet gjithe jeten.Qeveri horrash. Qeveria jua hap dyert krimineleve te droges qe te ikin te qete. Ndersa 7 vjecarit i arrestojne nenen dhe babain sepse mbrojten shtepine e tyre tek unaza e re. Mallkimi i femijes 7 vjecar nuk do tu ndahet gjithe jeten maskarenjve te pushtetit”, shkruan ai.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1935693553400457/











