Gjykata e Tiranës ka vendosur t’i japë lirinë 10 prej të arrestuarve pas protestës tek parlamenti, ndërsa ka lënë në burg vetëm një prej tyre.
Bëhet fjalë për Dorjan Protoduarin. Dorjani u arrestua në ambjentet e spitalit të Traumës, pak orë pas protestës tek parlamenti.
Trupi gjykues pasi ka dëgjuar prokurorinë dhe të arrestuarit me avokatët e tyre është tërhequr për të marrë vendimin.
Deputetët e opozitës të cilët ishin të pranishëm në gjykatë, shprehen për mediat se kjo është një hakmarrje politike, ndërsa kanë ofruar mbështetje për prindërit e tij dhe për banorët e tjerë të Astirit që vazhdojnë të protestojnë.
Momenti i arrestimit të Protoduarit











