Gaz Paja është një ndër aktorët e humorit më të talentuar jo vetëm në programin ‘Portokalli’, po kudo që ai performon.
Lidhur me jetën e tij private, Gazi na ka rrëfyer e treguar shumë pak. Kohët e fundit mësuam se ishte në një lidhje me një vajzë, për të cilën fliste me shumë dashuri.
Përpara disa kohësh, i ftuar në “Wake Up”, aktori e kishte përshkruar partneren e tij si “ të bukurën e dheut“, ndërkohë që edhe moderatorët e emisionit kishin bërë shumë komplimenta në lidhje me të.
Deri më tani, ne nuk i kishim parë asnjëherë bashkë, por një foto e fundit e cila po qarkullon, na jep një panoramë të tyre, të dy së bashku.
Dhe Gazi ka patur të drejtë, kur e ka quajtur të bukuën e dheut. Vajza e cila quhet Ira, është e gjatë, bjonde, me trup të rregullt e fytyrë të ëmbël.
Kjo foto është shkrepur gjatë mbrëmjes së ndarjeve të çmimeve “Kult”, e publikuar nga “Panorama Plus”.












