Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në zonën e Fushë-Krujës.
Sipas informacioneve të para dy persona kanë humbur jetën. Shtetasi I. Malja, drejtues i automjetit dhe L. Malja pasagjere janë viktimat.
Shkak është bërë dalja nga rruga e automjetit i cili ka përfunduar në arë i përmbysur.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Bura në njësinë administrative Nikël.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.












