Deputetja e PD, Rudona Hajdari ka dënuar dhunën e djeshme gjatë protestës së banorëve, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.
Në një status në Facebook pas ngjarjes, deputetja Hajdari bën thirrje për distancim nga dhuna. Sipas saj “gjuha e ndjenjave nuk duhet të jetë para gjuhës së arsyes”.
Reagimi i Rudina Hajdarit
Gjuha e ndjenjave nuk duhet të jetë para gjuhës së arsyes. Çdo akt dhune është akt kriminal dhe nuk duhet inkurajuar dhunë me epitetet e gjuhës së urrejtjes. Distancohuni nga dhuna, mos prekni asnjë qytetar dhe asnjë police, sepse jemi të gjithë vëllezër e motra. Gjuha e arsyes duhet të prevalojë mbi gjuhën e ndjenjave dhe së bashku të shërojmë plagët e thella të dhunës.











