Pas protestës së dhunshme që u zhvillua sot para Parlamentit, ku banorët të Unazës së Re tentuan të hynin me forcë në këtë institucion, vjen një lëvizje nga ministri i Brendshëm Sander Lleshaj.
Mësohet se Lleshaj ka thirrur në një takim nëndrejtoreshën e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, drejtorin e Forcave Lëvizese Operacionale Sokol Bizhga, drejtorin e Policisë së Tiranës Kastriot Skenderaj si dhe drejtorni e Rendit, Gjovalin Loka.
Mësohet se Lleshaj ka marrë informacion të detajuar mbi atë çka ndodhi para Parlamentit dhe ka shprehur kritika në menaxhimin e protestës ku të dëmtuar mbeten 15 punonjës policie, mes tyre 2 më rëndë. Po ashtu të plagosur mbetën edhe tre protestues.











