Lideri demokrat Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin e ndjerë Sokol Olldashi.
Olldashi u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti tragjik. Në vitin e 5 të ndarjes nga jeta, Basha shkruan në Twitter se në jetën e tij të shkurtër ai ndihmoi shumë ëndrra.
“Një mbrëmje si sot 5 vjet u nis me ngut drejt amëshimit Sokoli,i cili si pakkush jetoi përtej kohës së tij, më shpejt se koha e tij.
Në jetën e tij të shkurtër preku shumë jetë, ndihmoi shumë ëndrra. La pas dashuri, kujtime të paharrueshme dhe një shembull përjetësisht frymëzues”, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në Twitter.












