Ndërsa Arktiku po humbet sasinë e akullit me ritme dramatike, njerëzit në qytetin më verior në Grenlandë, atë të Qaanaaq, po fillojnë të hasin vështirësi në jetësë. Ata po përpiqen të gjejnë shtëpitë, mjetet e jetesës, zakonet dhe të mbijetojnë përballë rrezikut.
Qaanaaq e Grenlandës, një nga qytetet më veriore të botës, është ndër viktimat e para në botë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Qytetet e tjera të Arktikut janë ndërtuar në zonat e përhershme. Por ata janë ndërtuar mbi shkëmb.
E themeluar në vitet 1950 para ndryshimit të klimës, Qaanaaq, ndërkohë, është qyteti i vetëm në Grenlandë i ndërtuar mbi material si: baltë dhe rërë.
“Ndryshe nga shkëmbi, këto sedimente përmbajnë ujë, gjë që përbën një sfidë të madhe”, thotë Sebastian Zastruzny i Universitetit të Kopenhagenit. “Kur toka ngrihet dhe pastaj pëmbytet, ajo lëviz lart e poshtë – duke shkaktuar që shtëpitë dhe infrastruktura e çdo ndërtesë të zhytet dhe të rrëshqasë.












