Policia e Beratit ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi ka plagosur dy persona.
Plagosja erdhi si pasojë e një konflikti, i cili ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Çlirim”.
I arrestuar është shtetasi Fatjon Toska, banues në lagjen “Barikada”.
Burime nga policia, bënë me dije se të plagosur mbetën shtetasja me inicialet R.D., 23 vjeçe dhe babai i saj, 53-vjeçari me inicialet G.D., 53 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim”.
Babë e bijë të plaosur u transportuan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, mdërkohë mbi 32-vjeçari rëndon akuza “Plagosja e lehtë me dashje”.











