Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në një park në Itali. Mediat italiane kanë identifikuar 47 vjeçarin, i cili quhet Ardjan Sulo.
Paraprakisht, nga të dhënat e para, dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta.
Mediat lokale shkruajnë se ai ishte i njohur për komunitetin dhe zonën ku jetonte.
Ndërkohë do të jetë kryerja e autopsisë ajo e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së shqiptarit, por ndërkohë deri më tani mediat shkruajnë se shkak për vdekjen e shqiptarit mund të jetë bërë i ftohti.











