Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin Qafë Botë- Konispol ku një shtetas është lënduar rëndë për shkak të humbjes së kontrollit të motorit të tij.
Alfred Brahimi, banor i Konispolit ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga. I plagosuri 40 vjeçar është dërguar me helikopter drejt Tiranës pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.











