Një 42-vjeçar italian është arrestuar pas urdhër arrestit të lëshuar nga Interpol Tirana.
Sipas mediave italiane, shtetasi italian është shpallur fajtor nga gjykata në Shqipëri, pasi duke përdorur dokumente të falsifikuara, i ka grabitur një shumë prej 13 mijë eurosh një kompani shqiptare të transportit, me të cilën kishte bashkëpunuar vitet e fundit.
Italiani u arrestua në Grottaglie të Tarantos, pasi ishte shpallur fajtor për vjedhje dhe mashtrim nga gjykata shqiptare.
Mediat fqinje nuk kanë dhënë detaje për identitetin e tij, por pritet të ekstradohet në Shqipëri, pas kërkesës së autoriteteve shqiptare.











