Eli Fara dhe Aurela Gaçe, përveçse janë dy këngëtare shumë të njohura dhe të talentuara, janë dhe mike të ngushta me njëra-tjetrën.
Këtë e kanë tregua gjithmonë përmes fotove të tyre, daljeve të tyre publike dhe deklaratave në emisione të ndryshme. Por asnjëherë nuk i kemi parë në një duet bashkë.
Kjo ka qënë prej kohësh një dëshirë e dy artisteve, por dhe fansave të tyre. Mesa duket dita e shumëpritur erdhi. Këtë të dielë, Aurela dhe Eli na prezantojnë me këngën e tyre të re pjesëmarrëse në Kënga Magjike, një bashkëpunim i cili me siguri do të rrëmbejë shumë klikime.












