Një foshnjë ka ndërruar jetë në Maternitetin e Beratit, pranë Spitalit Rajonal.
Foshnja mbahej në inkubator, pasi ishte nën peshë.
Ndonëse nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të foshnjës, hetuesit kanë filluar hetimet ndaj infermiereve të këtij spitali.
Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, për shtetaset K.Sh. dhe T.Z., respektivisht 50 dhe 52 vjeç, banuese në Berat.











