• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Na shpëtoi Zoti nga plumbat”, flasin dëshmitarët që panë vrasjen në Shkodër

droni by droni
16 November, 2018
in Kronika, Kryesore
0
VIDEO & FOTO/ Pamjet e rënda nga vrasja në Shkodër…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ditë pas ekzekutimit me plumb në kokë të 40-vjeçarit Fatos Ferracaku dhe plagosjes së kunatit të tij 48-vjeçar Fatmir Mehaj, puna në markatën e lagjes “Rus” në Shkodër ka nisur normalisht.

Tregtarët që shesin prodhimet e tyre janë rikthyer duke vijuar aktivitetin për të siguruar të ardhurat për familjet e tyre. Shumë prej atyre dëshmitarëve që ishin të pranishëm në momentin kur u qëllua për vdekje Ferracaku nuk pranuan që të rrëfejnë ngjarjen në fjalë. Tejet të frikësuar, ata refuzuan të prononcohen duke kërkuar të mos thonë asnjë fjalë. Edhe pse një pjesë e mirë kanë qenë aty duke shitur produktet e ndryshme si çdo ditë tjetër, ata thanë të kundërtën duke mohuar se kanë qenë aty apo s’e e kanë parë momentin e vrasjes.

Madje shumë prej dëshmitarëve pohuan se nuk e kanë njohur fare viktimën dhe kunatin e këtij të fundit, edhe pse që të dy çdo ditë shisnin peshk tek markata e Rusit, vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë. Jo vetëm shitësit, por edhe kalimtarët e rastit, shumë prej të cilëve rrezikuan nga 8 plumbat e nxjerrë nga pistoleta e atentatorit, preferuan heshtjen për shkak të frikës. Ndërsa të gjithë bënin sikur nuk kanë parë e dëgjuar asgjë edhe pse atentati ndodhi në mes të ditës, lokali ku ishin duke pirë kafe Fatos Ferracaku dhe Fatmir Mehaj ishte i hapur.

Klientët e përditshëm të asaj kafeneje të vogël kanë vijuar që të kalojnë kohën si zakonisht të pandikuar shumë nga plumbat rrëke të një dite më parë. Ndërsa, viheshin re me sy të lirë shenjat e plumbave në pjesët metalike të kafenesë apo edhe në tokë. “Na ka shpëtuar Zoti”, u shpreh njëri prej tyre, por pa da-shur që ta zgjasë më shumë apo aq më tepër që të identifikohet me emrin e tij. Ndërkaq, ngjarja e rëndë ka alarmuar policinë e Shkodrës, e cila në bashkëpunim me prokurorinë po hetojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Burime nga policia e qytetit verior bënë me dije se në lidhje me atentatin janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 40 persona. Mësohet se mes të shoqëruarve ishte dhe anëtari i këshillit bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici, vëllai i Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në një tjetër atentat në Shkodër, të ndodhur më 10 gusht të këtij viti. Ndërkaq, gjatë marrjes në pyetje familjarët e viktimës kanë deklaruar para bluve se nuk kanë konflikte me askënd.

HETIMI

Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Rus” ka dërguar dje në Shkodër zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Në këtë qytet ka mbërritur me urgjencë drejtori për krimet e renda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj, nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe drejtor për Rendin, Gjovalin Loka, njëkohësisht ish-drejtor në policinë vendore të Shkodrës dhe një prokuror i Krimeve të Rënda. Fillimisht po analizohet nëse ngjarja duhet të bashkëlidhet në një procedim për tek Krimet e Rënda në kryeqytet apo do i lihet organit të akuzës në Shkodër. Po ashtu krerët e lartë mbërritën në policinë vendore të Shkodrës edhe për të analizuar dhe thelluar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë për zbardhjen e plotë të saj.

Ende policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Fatos Ferracakut dhe plagosjen e Mehajt, të cilët u qëlluan nga një person ndërsa një tjetër e priste atë me motor dhe pak pas krimit u larguan nga vendi i ngjarjes. Momentalisht policia nuk ka as pista hetimi se përse u vra 40-vjeçari Ferracaku. Motori i autorëve të krimit që u gjet i djegur në zonën periferike të Zooteknikës rezulton i paregjistruar në sistem. Nga atentati që tronditi Shkodrën kanë dalë edhe disa detaje të tjera. Burime nga vendngjarja thanëse autori i vrasjes ka pasur të veshur një xhakete ngjyre të kuqe me të bardhë, ndërsa në kokë mbante një skafandër të kuqe. Autori është ulur nga motori shumë shpejt dhe është afruar deri në rreth 10 metër. Ai ka qëlluar në ecje e sipër. Pasi ka qëlluar objektivin Fatos Ferracaku, i është afruar dhe e ka qëlluar edhe dy here të tjera në kokë viktimën për t’u siguruar se ka vdekur. Autori ka qëlluar vetëm me njërën dorë, ndërsa raportohet se ka pasur një saktësi të madhe duke qenë preciz, pra një vrasje profesioniste.

Më pas është larguar duke hipur ne motor, që drejtohej nga një tjetër person. Sapo ka hipur në motor, autori ka qenë duke futur pistoletën brenda, por më pas ka qëlluar edhe njëherë në ajër për të dhënë ndoshta edhe një mesazh. Në duar mbante doreza të zeza për të mos lënë asnjë gjurmë. Gjatë kohës kur qëlloi, autori e ka pasur xhamin e skafandrës të hapur, por nën të sipas burimeve mbante një kapuç, pra ka qenë i maskuar. Sipas burimeve motori që u gjet duke u djegur në Zooteknike ka qenë ngjyre gri, tip TMAX 550 kubik, mjet që ka një shpejtësi të madhe. Ndonëse në vendin ku ndodhi krimi i rëndë ka pasur shumë njerëz, autori nuk ka gabuar në asnjë prej plumbave. Në vendin e ngjarjes mësohet se ka qenë rastësisht edhe një efektiv i policisë, civil në ato momente, ndërsa ai ka tentuar që ta ndjekë autorin duke vrapuar, por motori është larguar me shpejtësi. Edhe personi që drejtonte motorin ka pasur skafandër në kokë, ndërsa ka qenë i veshur me rroba ngjyrë gri.

SHOQËRIMI I KËSHILLTARIT LICI

Policia e Shkodrës, dje ka shoqëruar Mustafa Licin, anëtar i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti. Burimet bënë me dije se Lici u shoqërua që në orën 06:00 të mëngjesit. Ai ndodhej në banesën e tij në afërsi të Zooteknikës, kur FNSH me efektivë të maskuar kanë rrethuar fillimisht banesën dhe më pas kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat. Në polici ai është pyetur rreth vrasjes së Fatos Ferracakut dhe motorit që u gjet i djegur në afërsi të banesës së tij, por Mustafa Lici ka mohuar se ka lidhje me ngjarjen apo se ka dijeni për autorët e mundshëm si dhe është shprehur se nuk ka dijeni as për motorin e djegur. Sipas tij, kur ka ndodhur atentati, ai ndodhej në Tiranë me deputetë të PD-së në një mbledhje. Pas shoqërimit familjarët e këshilltarit të Bashkisë nuk janë lejuar që të kenë asnjë lloj kontakti me të. Ata kanë kërkuar që t’i dërgojnë ujë dhe ushqime, por kjo gjë nuk është pranuar nga policia. Mustafa Lici u la i lirë pas 8 orësh që u mor në pyetje në policinë e Shkodrës./Gsh.al

Tags: fatos ferracakuvrasja ne shkoder
Previous Post

EMRA/ Akuzohen se vodhën 14 dyqane, kapen 2 ‘skifterë’ në Durrës

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Meta dekreton lirimin e Sandër Lleshajt si Gjeneral Brigade

droni

droni

Next Post
Meta flet per mosdekretimin e Lleshit: “Nuk mund të shkelja Kushtetutën…”

LAJMI I FUNDIT/ Meta dekreton lirimin e Sandër Lleshajt si Gjeneral Brigade

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.