Presidenti Ilir Meta e ka marrë vendimin e tij për Sandër Lleshin, të propozuar nga Edi Rama për ministër të Brendshëm.
Ilir Meta e ka dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, arsye të cilat ai do ti japë në Zonë e Lirë.
Kujtojmë se gjithashtu ditën e sotme, Presidenti dekretoi nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, i cili është propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Brendshëm.
Dekretimi nga Meta, i hapi kështu rrugë emërimit të Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme, ndërsa aktualisht mban postin e zv.ministrit.











