Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas dekretimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.
Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka #VullnettëMirë Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur
”, – shkruan Rama.
Edi Rama në refuzimin e dekretit të parë, gjatë një deklarate në parlament, cilësoi se kishte një krisje institucionale të cilën shpresonte që presidenti Meta të mos e kthente në thyerje.
Dekreti për ministrin e Brendshëm solli shumë polemika, të cilat kryesisht lidhen me kushtetutën, pasi nuk mund të emërohej ndërsa ishte ende një gjeneral aktiv.
Pasi Presidenti e dekretoi nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj kjo i hapi rrugë emërimit të tij në këtë post.











