Ilir Meta gjatë intervistës në Zonë e Lirë ka folur në mbyllje të saj dhe për arsyen pse ai e dekretoi Lleshin këtë javë dhe jo javën që shkoi.
Meta rikujtoi se vetëm dje i ka ardhur kërkesa nga ana e Ministres së mbrojtjes e cila i propozonte lirimin nga detyra të Gjeneral Sandër Lleshit. Pikërisht kjo ishte arsye e cila nuk e lejonte atë të shkelte kushtetutën.
”Dje kam gjetur shkresën zyrtare të Ministres së Mbrojtjes e cila kishte bërë propozimin për lirimin nga detyra si gjeneral. Nëse do ma kishin sjellë këtë kërkesë që më parë do ta kisha dekretuar. Kjo është një arsye e madhe, është arsye kushtetuese’, tha Meta.
Pyetjes së Çanit nëse e dekretoi Sandër Lleshin që Vitore Tusha të merrte pëlqimin e parlamentit, Meta iu përgjigj: “Fake News”
Meta u pyet nëse kishte biseduar me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi, në takimin e zhvilluar mes të dyve më herët gjatë kësaj të enjteje, për këtë çështje. Përgjigja ishte “jo”. Gjithashtu ai mohoi që Monika të ketë ndikuar në vonimin e dekretimit të Sandër Lleshit.











