Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, teksa pyetet për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe vrasjen e Kostandin Kaçifas, thekson se dy vendet duhet të intensifikojnë marrëdhëniet dypalëshe duke shtuar se problemi i Greqisë është në lindje.
Kotsias: Le të mos jemi të çorientuar. Ushtria refuzon të njohë kufijtë Greqi-Shqipëri. Ushtra duhet të bëjë disa veprime për të shprehur njohjen e kufijve. Ka forca në Greqi që nuk njohin protokollet e Firences dhe Parisit, Marrëveshjen e Helsinkit. Protokolli i Korfuzit parashikoi autonominë e Epirit të veriut.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një interviste për një radio greke, ku akuzoi kryeministrin Aleksis Tsipras se u “soll si Pont Pilati”, një referencë ndaj guvernatorit romak që urdhëroi kryqëzimin e Jezu Krishtit.











