Mëngjesin e sotëm, një grua 68-vjecare është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës.
Nga burimet, bëhet fjalë për Ramije Mushaj e cila jetonte e vetme dhe vuante prej disa kohësh nga diabeti.
Policia bën me dije se ka dyshme se e moshuara ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia ka shkuar në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.












