Vazhdon bllokimi i kalimit të kufirit nga pika kufitare e Kakavijës deri në orën 13:30 të ditës së sotme.
Autoritetet konfirmojnë se nuk do të bëhet kalimi i asnjë shtetasi përveç shtetasve grekë dhe atyre që janë me leje qëndrimi greke deri në këtë orë.
Shkak i këtij bllokimi është bërë një defekt në sistemin e policisë greke.
Ky problem është shfaqur prej pasdites së djeshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqinë.
Pasditen e djeshme qindra dhe mijëra qytetarë ishin të detyruar që të prisnin me orë të tëra në Kakavijë dhe në Kapshticë.











