Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi sot pasdite Emiljano Shullazin me 14 vite burg për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal. Miqtë e tij u dënuan:Gilmando Dani me 12 vite, Indrit Qyqja 10 vite burg, Endri Zela 10 vjet burg.

Prokuroria kërkoi 64 vite burg për anëtarët e bandës.
Shullazi u dënua 3 vite më pak se sa kishte kërkuar prokuroria.











