Një incident tragjik ka ndodhur në Ponzano Veneto të Trevizos në Itali ku një foshnje dymuajshe, humbi jetën pas ra nga krahët e babait të tij.
Burri ka rënë nga shkallët në ndërtesën ku jetonte, pasi humbi ekuilibrin.
Ai u përpoq për të mbrojtur djalin e tij, Martino, por më kot, pasi i vogli përplasi kokën dhunshëm në pjesën e derës.
Gjendja e tij u përkeqësua menjëherë.
Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Trevizos dhe më pas u transferua me helikopter në spitalin e Padovas.
Disa orë më vonë, gjendja e Martinos u përkeqësua dhe zemra e tij u vogël u ndal së rrahuri.











