Pamjet e fundit të publikuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë degradimin e një prej urave më të vjetra dhe të bukura të vendit.
Bëhet fjalë për një nga urat më mbresëlënëse mbi Lumin Vjosa, në jug të Shqipërisë e njohur si Ura e Beçishtit.
Ajo po rrezikon të degradojë plotësisht prej punimeve të fundit në mbikalimin e Tepelenës, por edhe prej dëmtimeve në vitet e fundit nga përmbytjet.
Ajo çka vihet re është se ura po i humbet këmbët e saj karakteristike prej guri.
Për ata që se dinë, kjo urë antiko-mesjetare ka gjurmë të periudhës romake, (gjysma e dytë e shek. I pas Krishtit) dhe më pas është rindërtuar nga Ali Pasha në fundin e shek. XVIII-të.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/717400135280952/?t=73











