Cristiano Ronaldo dhe Juventusi kryesojnë dhe janë në vend të parë të renditjes në kuotën e 31 pikëve në 11 javë. Kujtojmë këtu që kanë vetëm një barazim.
Por sot bardhe e zinjtë kanë një përballje që mbase ndryshon gjithë rezultatin. Juventus do të ndeshet me Milanin, i cili është një ekip që është rikthyer nga një seri rezultatesh negative, duke fituar 3 ndeshje dhe barazuar vetëm 1.
Dhe pse renditet në vend të katërt, Milani synon të kapë kupën e Ligës së Kampionëve.
Ndërkaq Juventusi me yllin e vetë Ronaldo, synojnë ta mbyllin kampionatin disa muaj para duke u shkëputur në renditje.
Nëse Milani arrin të mund Juventusin, gara në serinë për titull, do të jetë sërish e hapur. Por nëse Juventusi fiton, ata do të kenë një nga ecuritë më pozitive në kampionatin italian.
Ndeshja luhet në San Siro, në orën 20:30 në mbremje, dhe është spektakël i garantuar ku zemrat e tifozëve do të shtojnë rrahjet e tyre./Droni.al











