Një bari 68-vjeçar ka rënë nga shkëmbi, ndërsa ka qenë duke kullotur bagëtitë. Ngjarja ka ndodhur në Mat.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se , në fshatin Rremull, B. S., 68 vjeç, duke kullotur bagëtinë, aksidentalisht është rrëzuar nga shkëmbi, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 09. 11. 2018, në fshatin Rremull, shtetasi B. S., vjeç 68, duke kullotur bagëtinë, aksidentalisht është rrëzuar nga shkëmbi, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Mat, për ngjarje aksidentale.











